Shitet apartament 1+1 tek kompleksi Grand Gallery, Bulevardi Migjeni! Yzberisht

59 358€
ID: G2158
Tipi i Prones:: Apartament 1+1

Specifikime

  • Ballkone
  • Ne Ndertim

Pershkrimi

Shitet apartament 1+1 tek kompleksi Grand Gallery, Bulevardi Migjeni. Kompleksi eshte i karakterizuar me stil arkitektonik modern dhe një design që dallohet për forma të thjeshta dhe harmonike. Kompleksi është I organizuar me dy kate parkimi nëntoke, në të cilat njëri do të jetë në shërbim të ambjenteve tregtare ndërsa tjetri në shërbim të banorëve. Kati përdhe dhe kati I parë i janë dedikuar totalisht ambjenteve të biznesit me hapësira lehtësisht të aksesueshme dhe hyrje të veçuara nga ato të banimit. Mbi dy katet e biznesit, zhvillohen 9 kate banimi, me organizim optimal të hapësirave dhe me apartamente komode dhe moderne të tipologjive nga më të ndryshmet. Aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim duke I shtuar vlerë çdo njësie ndërtimore. Disa nga benefitet e kompleksit janë: Fasadë e veshur me termoizolim, sistem kapotë; dritare me dopjo xham me mbushje me gaz për minimizimit e zhurmave dhe termoizolim; izolim akustik ne ndarjet ndërmjet apartamenteve; sistem I përgatitur I ngrohjes qëndrore; përdorim I pllakave dhe I dyerve I cilësisë më të lartë të importit. Apartamenti ka siperfaqe 76.1m², ndodhet ne katin e 10-te dhe organizohet ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, nje dhome gjumi, nje tualet dhe nje ballkon. Cmimi 780€ /m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009

Kontakto agjentin

Golden Home Realestate

Kontakto me ekspertin imobiliar