Shiten apartamente 3+1+2 tek kompleksi Grand Gallery, Bulevardi Migjeni! Yzberisht

102 726€
ID: G2160
Tipi i Prones:: Apartament 3+1

Specifikime

  • Ballkone
  • Ne Ndertim

Pershkrimi

Shiten apartamente 3+1+2 tek kompleksi Grand Gallery, Bulevardi Migjeni. Kompleksi eshte i karakterizuar me stil arkitektonik modern dhe një design që dallohet për forma të thjeshta dhe harmonike. Kompleksi është I organizuar me dy kate parkimi nëntoke, në të cilat njëri do të jetë në shërbim të ambjenteve tregtare ndërsa tjetri në shërbim të banorëve. Kati përdhe dhe kati I parë i janë dedikuar totalisht ambjenteve të biznesit me hapësira lehtësisht të aksesueshme dhe hyrje të veçuara nga ato të banimit. Mbi dy katet e biznesit, zhvillohen 9 kate banimi, me organizim optimal të hapësirave dhe me apartamente komode dhe moderne të tipologjive nga më të ndryshmet. Aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim duke I shtuar vlerë çdo njësie ndërtimore. Disa nga benefitet e kompleksit janë: Fasadë e veshur me termoizolim, sistem kapotë; dritare me dopjo xham me mbushje me gaz për minimizimit e zhurmave dhe termoizolim; izolim akustik ne ndarjet ndërmjet apartamenteve; sistem I përgatitur I ngrohjes qëndrore; përdorim I pllakave dhe I dyerve I cilësisë më të lartë të importit. Apartamentet kane siperfaqe 131.7m², 139.4m², 141.2m² & 141.7m² ndodhet ne kate dhe orientime te ndryshme dhe organizohet ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe nje ballkon. Cmimi 780€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009

Kontakto agjentin

Golden Home Realestate

Kontakto me ekspertin imobiliar