OKAZION!! Shitet apartament 2+1+2 tek Kompleksi “Oaz Lake Tirana”! Liqeni i Thate

160 000€ /17.000€ post parkimi
ID: G2715
Tipi i Prones:: Apartament 2+1

Specifikime

  • Ne Ndertim

Pershkrimi

OKAZION!! Shitet apartament 2+1+2 tek Kompleksi “Oaz Lake Tirana”, me vendndodhje pranë “Liqenit Të Thatë”! Një kompleks rezidencial i organizuar në 3 godina 4 katëshe në formë
vilash me çati. Apartamenti eshte i orientuar në mënyrë optimale ndaj diellit dhe dritës me pamje nga Liqeni Artificial dhe Parkut te Liqenit. Ne kete kompleks do te gjeni gjelbërim, qetësi dhe ajër të pastër. Kompleksi ofron njësi shërbimi të një cilësie maksimale dhe të tipologjive të ndryshme, me planimetri të rregullt dhe mundësi riorganizimi sipas dëshirës, me shkallë me ndriçim dhe tualete me dritare. Pjesa nëntokë e parkimit është e aksesueshme nga të treja godinat, me ashensor dhe shkallë të brendshme, duke plotësuar kështu çdo nevojë të banorëve dhe shërbimeve brenda kompleksit. Kati përdhe ofron ambiente tregëtare shërbimi me akses në oborrin e kompleksit të rrethuar nga gjelbërimi. Cilësit e Ndërtimit janë :Fasadë sistem kapotë, tullë 20 cm, lesh guri dhe grafiato e një cilësie të lartë. Ndarje e mureve perimetrale (midis apartamenteve) dopio tullë me lesh guri në mes për amortizimin e zhurmës dhe ruajtjen e temperaturës. Materiale elektrike dhe hidrualikeme jetëgjatësi dhe cilësi maksimale.Sistem kondicionimi MultiSplit. Dritare plastike termike me dopio xham dhe gaz Argon. Larmi zgjedhjesh për rifiniturat e brendshme. Sipërfaqa e apartamentit eshte: 133.01m² dhe organizohet ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, nje verande 80m2 dhe dy tualete. Cmimi 160.000€. Posti i parkimit 17.000€. Vende parkimi + depo 23.000€. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009

Kontakto agjentin

Golden Home Realestate

Kontakto me ekspertin imobiliar